Basha në Britani: PD e vendosur për të luftuar krimin e organizuar

0
3

Kryetari i PD, Lulzim Basha është pritur në Parlamentin e Britanisë nga kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës, Dominic Grieve.

Gjatë takimit, Basha theksoi domosdoshmërinë për të forcuar shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri, si dhe për të qëndruar krah për krah aleatëve euroatlantikë.

Dhe tregoi vendosmërinë e tij që bashkëpunimi midis dy vendeve, në fushën e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit të jetë sa më i fuqishëm dhe sa më efikas.

“Bashkëpunimi i ngushtë në luftë kundër krimit të organizuar dhe në veçanti trafikut të qënieve njerëzore e të narkotikëve, do të ndihmojë në goditjen e kriminalitetit dhe në rikthimin e besimit,”-tha kreu i opozitës.

Basha shtoi se kjo do të shërbejë për të mos njollosur reputacionin e komunitetit shqiptar në Britani nga një pakicë e përfshirë në aktivitete kriminale.

“Jemi të vendosur për të ndertuar ne Shqiperi institucione te forta ligjzbatuese te pandikuara dhe te afta per te luftuar krimin e organizuar dhe narkotrafikun,” nënvizoi Basha.