Basha në Burrel: Thika ka vajtur në palcë! Bashkë në protestën e 16 shkurtit

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal ditën e sotme në Burrel në një takim me tregtarët dhe banorët e zonës, të cilët i ftoi në protestën e së shtunës, më 16 shkurt

Ai tha se Burreli është goditur shumë rëndë nga kriza ekonomike, e cila ndjehet në palcë.

Arsyeja sipas tij është vjedhja, sepse taksat e larta, çmimi i lartë i naftës dhe energjisë, janë vjedhje e pastër sipas kreut të PD.

Basha i ftoi qytetarët që të shtunën në orën 11.00 të mblidhen të gjithë bashkë, duke thënë se në 16 shkurt sovrani do marrë fatin në dorë.

“Janë kapur duke vjedhur biznesin, studentët, minatorët, naftëtarët, shëndetësinë, votat siç e tregoi edhe Zëri i Amerikës dhe këta po ju heqin bukën e gojës për të mbushur xhepat e tyre dhe kriminelëve dhe hajdutëve për të cilët punojnë. Këta kanë dalë lakuriq para syve të botës sepse janë kapur duke vjedhur. Nisën të prishën shtëpitë në Tiranë ku kishte edhe Matianë. Sepse donte të merrte lek kompania DH Albania që nuk ekziston fare, 18 milionë euro. Të njëjtës kompani OST do t’i jepte 12 milionë euro. Teatrin në Tiranë do ta prishnin për 200 milionë euro dhe pastaj Zëri i Amerikës nxori se si vidhnin votat me Gjushin dhe Avdylajt”, u shpreh Basha.

Ai tha se Kryeministri rri lukseve dhe sallave dhe as nuk i njeh hallet e shqiptarëve.

“Sot ka shkuar thika në palcë! Kam ardhur sot, jam kthyer sot jo për t’iu takuar, apo për të parë si jeni, sepse e di si jeni, sepse me ju kam qenë, me ju rri dhe do të rri gjithmonë, jo me kriminelët e oligarkët, por me ju njerëzit. Bashkë me gjendjen e dëshpëruar ku ndodhet vendi, kam parë një zgjim të madh ky zgjim i madh vjen pasi njerëzit e kanë kuptuar se janë zotur të fateve të tyre”, deklaroi Lulzim Basha.

Lideri i opozitës tha se pushteti nuk është i atyre që janë në karrige me vota të vjedhura, por i qytetarëve shqiptarë.

Zjarr Tv Ad