Basha në Korçë: Së bashku ecim përpara për një politikë të pastër

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se PD do të ecë përpara dhe do t’u japë jetë planeve për një politikë të pastër, që lufton korrupsionin dhe garanton themelin e demokracisë.

“Me qytetari dhe entuziazëm demokratët e Korçës kanë zgjedhur të ardhmen! Së bashku ne do të ecim përpara me vendosmëri për t’i dhënë jetë planeve tona për një politikë të pastër. Që lufton korrupsionin dhe garanton themelin e demokracisë, votën e lirë, pa të cilën nuk mund të kemi një ekonomi të fortë dhe mirëqenie për të gjithë.

Kjo është rruga drejt një të ardhmeje më të mirë. Ne do ta ndërtojmë të gjithë bashkë”, shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad