Basha në Kryesi: Rama na ka shpallur luftë, të mbrojmë vendin

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e radhës e opozitës do të jetë në 21 qershor në orën 20:00.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD, ish-grupit parlamentar dhe kolegjin e kryetarëve.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD lulzim Basha u shpreh se, kryeministri Edi Rama na ka shpallur luftë dhe se duhet bërë çdo gjë për të mbrojtur Kushtetutën.

“Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit. Jemi në punë të panderprerë. Takime me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bënë grusht shteti. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve”, tha ndër të tjera kreu i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij.

 

Zjarr Tv Ad