Basha në Kukës: Rama të dalë në terren e të shpallë emergjencën

0
735
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Kukës ku ka parë nga afër situatën në një prej zonave më të prekura nga i ftohti siberian që ka përfshirë vendin.

Në një takim në bashkinë e Kukësit me drejtuesit lokalë, kryedemokrati Basha tha se edhe pse ishin të braktisur nga qeveria, qytetarët kuksianë ia kanë arritur ta përballojnë situatën. Sipas tij, qyteti ndodhet në gjenje emergjence, por që qeveria nuk e shpall.

“Kam qenë në kontakt me qytetarët dhe këshilltarët bashkiakë. Bashkitë nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga qeveria qendrore, ia kanë dalë të vetme. Puna në Kukës është për t’u lavdëruar. Këto janë ditë të vështira, me mungesë energjie. Ngrohja dhe drutë e zjarrit, problematikë e ngritur nga qytetarë të djathtë dhe të majtë. Regjimi për drutë e zjarrit është ndëshkues.

Situata e rënduar në të gjithë vendin. Qeveria nuk e merr përsipër emergjencën. Ia ka pasuar bashkive. Shpreh mirënjohjen më të thellë dhe keqardhjen për punonjësit e OSHEE të cilët punojnë në kushte kur shpëtohen nga banorët në situatë të vështira ku nuk është investuar këto 3 vjet. I lënë punonjësit e OSHEE të ngrijnë neper shtylla”, tha Basha, i cili i ka bere thirrje kryeministrit të shohë gjendjen në terren.

Zjarr Tv Ad