Basha në Kurbin takon familjen që prej muajsh jeton në çadra:”Banorët e braktisur nga qeveria është një fakt që nuk mbulohet me propagandë”

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët në Kurbin, të cilët pas tërmetit shkatërimtar, kanë mbetur në çadra.

Prej 10 muajsh familja jeton në çadër.

Basha ka postuar videon në rrjetet sociale dhe shkruan se e vërteta e banorëve të dëmtuar nga tërmeti dhe të braktisur nga qeveria janë faktet që nuk i mbulon dot asnjë formë propagande.

Kryefamiljari është shprehur se vështirësi dhe se mezi ja del me ushqyer familjen. Ai shprehet se merr vetëm 39 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike dhe se me ato lekë nuk di çfarë të bëjë më parë.

“Sot ka ardhur nga shkolla për problemet shëndetësore që ka. E kam vizituar dy herë në Lezhë. I kam marr lekët borxh i kam ble ilaçe. Unë për vete i kam parë e i kam vuajtur pretimet e këtij (Ramë). Nga 2013 që ka hyrë ky në pushtet dhe ka vendosur taksën progresive nuk ka pasur mundësi kush me më dhënë një ditë punë. Tani jam në dorë të madhit Zot se në dorë të këtij 70% e robve kanë mbaruar. Janë me biznese dhe qahet se thonë stë jap miell pa lekë, se s’ke ku ti marrësh që të mi japësh mua. 39 mijë lekë të vjetra marr ndihmë, cfarë të bëj më para me këto”, shprehet banori.

Zjarr Tv Ad