Basha në Pogradec: Emiljano Shullazi, ministri i vërtetë i Arsimit

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me të rinj dhe studentë të Pogradecit. Lideri i opozitës u ndal gjerësisht te problemet e rënda që sipas tij po kalon sot arsimi në vend. Basha u ndal edhe te sulmet e qeverisë sipas tij, ndaj Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Basha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Besa Shahini, ndërsa deklaroi se ministër i vërtetë i Arsimit, është Emiljano Shullazi.

“Ministri i vërtetë i Arsimit është Emiljano Shullazi. Tentoi ta heqë nga gara Mynyr Konin, nuk ia doli. Dhe tani përdori këtë mashën tjetër. Edi Rama mban pranë vetes të pashkollë, milionerë me katër klasë. Edi Rama ka shkatërruar sistemin arsimor. Edi Rama investon tek injoranca. Shembulli i Edi Ramës për rininë, je trafikant? Bëhesh deputet. Edi Rama është i rrethuar me kriminelë. Dështakët kanë frikë nga suksesi dhe nga të suksesshmit.

Nuk është rastësi që Edi Rama e ka rrethuar veten me kriminelë, me të pashkollë, milionerë me katër klasë. Vetëm në Shqipëri bën vaki. Për një arsye të thjeshtë, sepse ka frikë nga të shkolluarit, ka frikë nga të aftit, ka frikë nga talentet Prandaj ka shkatërruar edhe sistemin arsimor. I shërben injoranca. Një njeriu të paaftë, të dështuar, që 6 vite nuk vendosi një tullë në ekonominë, në demokracinë e në shtetin ligjor shqiptar, por shkatërroi shumë investime 29 vjeçarw, një njeriu të tillë i bëjnë hije të rinjtë e kualifikuar, të rinjtë e arsimuar. Si është më lehtë ta sundosh dhe ta shtypësh një popull, kur është injorant apo kur është i arsimuar? E pra, pyetja është e qartë, edhe përgjigja e Edi Ramës është e qartë. Investon tek injoranca, investon tek injorantët. Do që ta mbajë rininë injorante dhe të paditur. Por nuk ka për t’ia dalë dot”, u shpreh Basha.

Duke folur për protestën e 11 majit, Basha u shpreh: “Kjo kryengritje demokratike ka një qëllim: ta çlirojë Shqipërinë nga qeverisja e lidhur me krimin”. “Ta çlirojë ekonominë nga oligarkët dhe korrupsioni galopant, përmes kthimit të lirisë numër 1, pa të cilën nuk mund të ketë as liri, as mundësi të tjera: Pa lirinë e votës nuk ka asnjë liri tjetër, nuk ka mundësi, nuk ka mirëqenie, nuk ka punësim, nuk ka Europë”, u shpreh Basha.

 

Zjarr Tv Ad