Basha në Pogradec rrëfen: Para 15 vitesh kurorëzova dashurinë me Aurelën

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte sot në një takim në qytetin e Pogradecit. Siç e pagëzoi dhe vetë Basha, Pogradeci është ‘qyteti i dashurisë’ dhe për këtë ai tregoi edhe një histori të tijën personale.

Duke folur para të pranishmëve, Basha tregoi se sot kishte 15 vjetorin e martesës që është pagëzuar pikërisht në qytetin e Pogradecit.

‘Jemi në prag të një revolucioni…

Ndërpret fjalën dhe i drejtohet një të riu…

Besi një sekondë se është në takim…  mund të tregojmë një sekret, që Besi ishte me një ikonë me sytë me zemra. (të qeshura)

Qyteti i dashurisë ky. Nuk e them kot. T’ju them edhe diçka personale se sot kam 15 vjetorin e martesës…. (duartrokitje) Lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar këtu ne Pogradec. Tek Hotel Turizmi. Tani, meqenëse të ekspozova diçka personale të dhashë edhe diçka personale, dakord? Ok’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij.

 

Zjarr Tv Ad