Basha në prag të shkarkimit, deputetët e PD mbledhin firmat për ta rrëzuar nga posti, Duma dhe Salianji kërkojnë përjashtimin e tij

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi i Bashës për të mos hequr dorë nga posti i kryetarit të partisë edhe pas humbjes së thellë në zgjedhjet pjesshme lokale të 6 marsit, i ka detyruar deputetët e PD të ndërmarrin hapa konkretë, këtë herë duke mbledhur firma për ta shkarkuar nga posti.

Sipas informacioneve, ky proces për shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit të PD është nisur nga deputeti Tomor Alizoti. Dokumenti për mbledhjen e firmave të nevojshme, po kalon duart e deputetëve të cilët ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit, i kanë kërkuar Bashës të merrte përgjegjësi dhe të jepte dorëheqjen nga posti

Ndërsa një veprim më i “skajshëm” është ndërmarrë nga deputetët, Ervin Salianji dhe Grida Duma të cilët kanë hedhur idenë e firmosjes për përjashtimin nga grupi parlamentar të kreut të PD, megjithatë, përjashtimi duket ende një dëshirë e izoluar mes deputetëve të zhgënjyer

Zërat mes grupit parlamentar që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit janë shtuar, ndërsa të paktën 20 prej tyre janë shprehur publikisht. I pari që i kërkojë të heqë dorë nga drejtimi i selisë blu ishte deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferraj ndërsa ligjvënësi demokrat i Shkodrës Helidon Bushati kërkoi një kuvend bashkimi mes demokratësh. Përballë këtyre kritikëve, Basha ka në krah një pjesë të vogël të deputetëve, krerët e degëve por edhe kandidatët e 6 marsit. Një ditë më parë ai pranoi humbjen, por tha se marrja e përgjegjësive do të bëhet pasi një procesi analize.

Zjarr Tv Ad