Basha në promovimin e librit “Kalvari i një martiri”: Mark Ukshin Deda kurrë s’e uli kokën para të keqes dhe sfidave

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në promovimin e librit “Kalvari i një martiri”, kushtuar Mark Ukshin Dedës. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Basha takimi i sotëm jehonte nga zërat e fortë që folën me krenari për këtë martir të demokracisë.

Postimi i tij:

“Me shumë kënaqësi mora pjesë sot në promovimin e librit “Kalvari i një martiri”, kushtuar Mark Ukshin Dedës, artistit, rapsodit dhe qëndrestarit pukjan, që me këngën e tij qëndroi me fisnikëri përballë regjimit gjakatar komunist, e që kurrë nuk e uli kokën para të keqes dhe sfidave të shumta të një kohe ndëshkuese për shpirtin e lirë të një dere të madhe, të mbrujtur me vlerat që dallojnë pukjanët.

Takimi i sotëm jehonte nga zërat e fortë që folën me krenari për këtë martir të demokracisë, e në veçanti, prekëse ishte edhe prania e bashkëshortes së Markut, zonja Vitore, një burrneshë që qëndroi në krah të Markut pavarësisht vuajtjeve dhe persekutimeve, duke u kthyer në qendrën e rëndesës së familjes dhe fëmijëve, që nderojnë sot, brenda dhe jashtë vendit, kujtimin e Mark Ukshinit, nëpërmjet punës së tyre. Kjo epope njerëzore, e rindërtuar përmes fjalëve të të birit Prel Deda, dëshmitë e nënës së tij Vitores, dhe të familjarëve që kaluan krah Mark Ukshinit kalvarin e vuajtjeve, do të mbetet një histori e rrallë dashurie dhe sakrifice, që në thelb janë lëndë nga të cilat përbëhen kombet dhe e që kjo vepër na urdhëron të mos i harrojmë.”, shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad