Basha nëse do t’i dalë përballë Berishës i duhet t’ia marrë partinë me votë, jo me vulë!

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha është në të drejtën e tij të artikulojë cilëndo tezë politike që ka qejf. Së fundi po artikulon tezën se Ai është e ardhmja dhe se Rama Berisha e Meta janë llum i së shkuarës.

Meriton të përgëzohet që më në fund po e thotë hapur atë që deri më sot e ka folur me veten. Mirëpo që të meritojë mbështetje, duhet të na tregojë se sa përkrahje ka në parti dhe në publik.

Se në parti, me mbështetjen dhe votat e Berishës nuk ka se si të ketë mbëahtetje anti Berishë. Ndaj, nëse do që të jetë në politikë me këto teza që thotë duhet të na dëshmojë sa mbështetje ka. Dhe jo me fjalë, as me asistencë mediatike por me vepra.

Lulzim Basha duhet të tregojë se mbështetësit e tezave të tij, përfshi dhe ato neokomuniste, janë shumica e PD-së. Por përsa kohë Ai refuzon të mbledhë forumet e partisë nga frika, bën dërr dërr kot.

Nëse do ti dalë përballë Berishës i duhet tja marrë partinë me votë, jo me vulë!Të bëjë këtë njëherë pastaj të merret me Ramën, Metën e kë ti dojë qejfi! Hë për hë Luli është aty ku është ekskluzivisht për shkak të Berishës. Në 30 vite “llum tranzicioni”, Luli ka 16 vite kontribut substancial.Është kaq e thjeshtë kjo punë. Nga Ylli Manjani

Zjarr Tv Ad