Kryetari i PD-së, Lulzim Basha foli sot nga çadra e protestës për protestën e nesërme që pritet të zhvillohet.
Basha tha se kjo do jetë protesta më e madhe që ka njohur vendi dhe do shënohet në histori si dita e themelimit të Republikës së re.
Pjesë nga deklarata e Bashës:
Për mbylljen e javës së 12 të qëndresës suaj 24-orëshe do të mbyllen sot sepse nesër kjo qëndresë do të inaugurojë Republikën e re nga ky shesh.
Ky është vendimi i madh për të rrëzuar me forcën e bashkimit, republikën e vjetër të vesit, të korrupsionit, të krimit e drogës, republikën e vjetër të pazareve të ndyra politike, të kupolës së vjetër politike që luajti tërë këto vite teatrin e ndyrë, të kukullave në kurrizin e shqiptarëve dhe për të themeluar që nesër me forcën e bashkimit, republikën e qytetarëve shqiptarë.
Nesër bashkohen në këtë shesh, si kurrë më parë, të papunët, që në 4 vite u gënjyen, u zhgënjyen, u përbuzën, u nëpërkëmbë”, theksoi Basha në fjalën e tij.