Basha nga Berlini: Shtet ligjor e funksional, nuk do ndalemi derisa t’i bëjmë realitet

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Lulzim Basha nga Gjermania ka deklaruar se PD nuk do të ndalet derisa të bëjë realitet shtetin ligjor e funksional, duke luftuar pa asnjë kompromis korrupsionin.

Basha: Thithja e investimeve gjermane dhe bashkëpunimi për trajnimin e të rinjve për ti përgatitur për tregun e punës në Shqipëri, Gjermani a vende të tjera të Bashkimit Europian janë objektivi ynë prioritar. Sot biznesi shqiptar dhe investitorët e huaj kanë nevojë për shtet ligjor, sisteme funksionale, konkurrencë të ndershme dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Unë dhe Partia Demokratike nuk do të ndalemi derisa ti bëjmë realitet këto.

Gjatë vizitës së tij në Gjermani është takuar me Presidentin e Këshillit Ekonomik Gjerman, Prof. Dr. Kurt J. Lauk dhe drejtues më të lartë të kompanive dhe bankave të rëndesishme gjermane si SIEMENS, ING, BMW dhe korporata të tjera.

Basha: Pata mundësinë të njoh sipërmarrës dhe liderë të ekonomisë dhe financave të Gjermanisë me planin ekonomik të Partisë Demokratike hartuar me ndihmën e ekspertëve të CDU-së, në veçanti me masat për përmirësimin e klimës për investime të huaja, funksionimin e shtetit ligjor, sigurinë juridike, taksën e sheshtë dhe luftën kundër korrupsionit.

Basha tha se arsimi, shëndetësia, bujqësia, turizmi dhe teknologjia e informacionit janë ndër prioritetet kryesore të cilat kërkojnë vizion dhe mbështetje financiare për ti nxjerrë nga gjendja e mjeruar ku ndodhen sot.

Basha: Ne do të bëjmë gjithçka në këtë drejtim, duke bashkëpunuar dhe u mbështetur tek përvoja shumë e suksesshme e Gjermanisë. Në veçanti u ndala dhe tek projektet infrastrukturore, rrugore dhe portuale të parashikuara në planin tonë dhe që synojnë shkurtimin e distancave dhe rritje të shkëmbimeve tregtare mes vendeve të rajonit dhe me ato të Bashkimit Europian. Ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të rifitojë kohën e humbur e të kthehet në qendër të investimeve rajonale të kompanive prestigjioze gjermane dhe jo vetëm, çka do të sjellë punësim dhe zhvillim ekonomik për qytetarët tanë.

Zjarr Tv Ad