Basha nga Korça: 350 zyrtarë i larguam nga politika, Rama ka gjetur rrugë të reja për t’i futur ata

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka marrë fjalën në takimin e organizuar në Korçë me qytetarët që kishte në fokus pastrimin e politikës nga krimi. Basha tha se falë insistimit të opozitës, hyri në veprim Ligji i dekriminalizimit, që largoi nga politika, 350 zyrtarë, kryebashkiakë e deputetë, por Rama ka gjetur mënyra të tjera për t’i futur ata në politikë.
“Ju e dini se me shumë se gjysma e parave që janë investuar këtu në Korçë, – tha Basha, – kanë shkuar në xhepat e konraktorëve, që janë ëprdorur thjesht për t’i zhvatur ëkto para dhe futur në xhepat e tyre dhe të politikanëve.

Është fakt se në pjesën tjetër të vendit nuk ka pasur asnjë investim domethënës, as rritje rrogash e pensionesh. Është fakt se nuk ka një investim të huaj të rëndësishëm në këto 5 vite.
Është fakt se në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë, numri i bizneseve që mbyllin qepenat ka arritur shifrën dramatike prej 45 biznesesh në ditë. Pra, në kohën që ne jemi këtu në sallë derisa të dalim jashtë, 2-3 biznese i kanë mbyllur qepenat.
Është fakt se 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe dritave dhe 39% nuk e ngrohin dot shtëpinë.
Sot nuk jam këtu për të gërvishur këtë plagë, por për të prezantuar themelet e planit tonë për zgjidhjen e këtij problemi. Ne kemi paraqitur tre shtyllat për pastrimin e politikës nga krimi, çlirimin e zgjedhjeve.
Nuk ka qytet më të mirë për ta nisur këtë se nga Korça dhe do ta vazhdojmë në mbarë vendin.
Ato janë baza e veprimit që do të ndryshojnë situatën në Shqipëri.
Sot kemi 350 politikanë, zyrtarë, kryebashkiakë, deputetë, që ligji i dekriminalizimiti nxori nga politika, por Rama ka gjetur mënyra të tjera për t’i futur ata.
Ne denoncuam rastin e Agron Xhafajt dhe sot, vëllai i tij Fatmir Xhafaj është i shkakrkuar nga detyra.
Ne denoncuam idhjet e Taulant Ballës, që marrin tendera në kundërshtrim me ligjin.

Zjarr Tv Ad