Basha nga Vlora: Nuk ka kompromis dhe dialog me Edi Ramën

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha,  u ndal në një takim me strukturat në Vlorë, ndërsa ftoi qytetarët ti bashkohen protestës së 13 prillit.  Basha tha se nuk do të ketë dialog me Edi Ramën, duke u shprehur se  largimi i tij  është kusht i panegociueshëm.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi nga Vlora qytetarët që ti bashkohen protestës së 13 prillit.

Basha vuri në dukje se këto 6 vjet i kanë shërbyer Edi Ramës për të ndërtuar një Shqipëri paralele, përmes bashkëpunimit me krimin.

Lulzim Basha: Ky popull, nën këtë Zot, dhe nën lidershipin e opozitës së bashkuar, me në krye Partinë Demokratike të Shqipërisë, nuk do të pranojë më asgjë më pak se standartet evropiane të demokracisë, të zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe të drejtësisë evropiane. Ne kemi dalë nga strofka politike e krimit, ne jemi sot e gjithë ditën, deri në fitoren e kësaj beteje, në krahun e qytetarëve të thjeshtë e të lirë të këtij vendi.

Kreu i opozitës tha se qëndrimi i Edi Ramës në krye të qeverisë është fatura më e rëndë për vendin dhe qytetarët e saj. Basha, tha se nuk do të ketë kompromis me Ramën.

Lulzim Basha: Më lejoni të them këtu para jush, qartë e prerë, se nuk ka, as nuk ka për të patur asnjë çedim nga objektivat e Partisë Demokratike të sanksionuara nga djegia e mandateve. Djegia e mandateve është hapi më moral, politik dhe legjitim. Nuk ka kompromis dhe dialog me Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar.

Lulzim Basha shprehu vendosmërinë e opozitës për një betejë pa kthim deri në largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore si parakusht për dialogun politik.

 

Zjarr Tv Ad