Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte ne Vore kete te marte ne nje takim me qytetaret ku tha se PD do i shkoje deri ne fund zbardhjes se skandalit te inceneratoreve.
Letrat aty janë. Kanë dalë faktet, ju e patë javën e kaluar në komisionin e inceneratorëve, që e kryesonte Jorida Tabaku, kryetarja e komisionit, deputetja jonë, dhe i nxorri një për një të gjitha faktet. 430 mln euro! Imagjinoni çfarë mund të ishte bërë me ato! Të gjithë dëmet e tërmetit! Çfarë mund të ishte bërë me pensionet, çfarë mund të ishte bërë me familjet në nevojë! Çfarë mund të ishte bërë për fermerët! Këta kanë menduar që nuk do dalë e vërteta. Në fakt aty është! Dëshmitë e vetë ministrave të asaj kohe, në letrat e shtetit, dokumentet zyrtare, është e vërteta. Dhe ne jemi të vendosur ti shkojmë të vërtetës deri në fund, ta zbardhim dhe ti çojmë përgjegjësit para drejtësisë.
Një nga një po i çojmë në SPAK. Edhe raporti përfundimtar që do të bëhet, do të shërbejë për të zbuluar, jo vetëm dëmin, se dëmi ka dalë, 430 mln euro dhe shkaktarët e dëmit, por dhe ku i kanë çuar këto lekë. Po ta përmend këtë si shembull meqë më pyete: a rikuperohen dot këto vjedhjet që kanë bërë për tërmetin
Lulzim Basha: Mirë se iu gjej! Si kaluat?
Qytetari: Mirë se erdhe!
Lulzim Basha: Si të kam? Si je? Me shëndet, familjen si e ke?
Qytetari: Mirë! Dobët!
Lulzim Basha: E di, e di. E shoh, shkretëtirë është bërë Vora.
Qytetari: Ça të bëjmë, do ta bëjë Zoti mirë.
Lulzim Basha: Do ta bëjë patjetër. Rrini të fortë!
Qytetari: Patjetër!
Lulzim Basha: Se del dimri, vjen pranvera. Do ketë shpresë për shqiptarët, nuk do ta lëmë kështu.