Basha nis mbledhjen e konfirmimeve për 18 dhjetorin, ky është formulari që do të plotësojnë delegatët për Kuvendin e PD

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Publikohet formulari i konfirmimit të Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, të thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Me ane të këtij formulari delegatët shprehin dakordësinë e tyre me kuvendin e Bashës, i cili është planifikuar të mbahet një javë pas kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ka qenë ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha i cili ka postuar në rrjetet sociale një foto të një formulari, i cili sipas tij është lëshuar me urdhër të Lulzim Bashaës për të mbledhur konfirmimet për Kuvendin e shpallur prej tij më 18 Dhjetor.

“George Soros paska përgatitur një ftesë për antiKuvendin e 11 dhjetorit. Ju lutem, sqaroni demokratët, se ky formular nuk ka asnjë lidhje me ne. Aty firmoset për vulën e Lulit dhe për një PD humbëse. Më 11 dhjetor merr fund kolaterali i Lulit për PPP e Ramës”,shkruan Hoxha.

Zjarr Tv Ad