“Basha, një kufomë politike”/ Ndoka: Ja pse u bashkova me koalicionin “Shtëpia e Lirisë”

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për kreun e Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i cili është pjesë e koalicionit Shtëpia e Lirisë, zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit janë një test për Partinë Demokratike.

Në një intervistë për A2CNN, Ndoka tregoi pse vendosi që të bashkohej në koalicionin “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme.

“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme. Basha mund të bojkotonte edhe këto zgjedhje, kështu që duke e parë në këtë sens, kontributi i opozitës ishte i domosdoshëm. Do të jetë edhe një lloj testi për të parë atë që po ndodh brenda PD-së. Unë u bashkova me grupin e Rithemelimit pasi mendoj që ai ka të drejtën morale dhe politike”, tha Ndoka.

Sipas tij, “Basha është kufomë politike dhe nuk mund të konsiderohet më as si politikan”.

Në lidhje me aleatët e tjerë që nuk janë regjistruar në koalicion, Ndoka garantoi se ata do të kontribuojnë te kandidatët e ofruar nga Rithemelimi.

Zjarr Tv Ad