“Basha nuk është peng por spiun me mision të fshehtë nga 2005”, Goxhaj: Ja ku qëndron rëndësia e LSI-së në zgjedhjet e 6 marsit

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Altin Goxha në një lidhje “skype” me studion e Fax News ka folur mbi zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit të cilat do të mbahen në 6 bashki të vendit. Goxhaj i konsideroi këto zgjedhje si shumë të rëndësishme për shkak se tashmë opozita mund të kishte në krah një zyrtar konkret pra në rast se njëri prej kandidatëve të tyre do të zgjidhej kryetar bashkie.

Ndër të tjera, avokati foli edhe për Bashën për të cilin tha se nuk ishte ” peng” por një “spiun” i ardhur me mision të fshehtë në Shqipëri që në vitin 2005.

Ndërsa sa i përket rëndësisë së LSI-së në këto zgjedhje, Goxhaj e vuri theksin tek prania e komisionerëve dhe numëruesve të kësaj partie në qendrat e votimit sepse këta të fundit nuk do lejonin që të kishte shkelje nga qeveria dhe nga Basha.

Goxhaj mbi “primaret” në PD: Unë e kam përkufizuar ngjarjen e sotme edhe si një antidot të asaj që bën Lul Basha. Se kam thënë që Basha mezi pret zgjedhjet që të marrë lekë. Durrësit mbetet qyteti më indiferent por mund të them se kishte kandidatë të mirë, intelektualë.

Pyetje: PD nuk e njeh këtë proces…

Goxhaj: Unë mund të them pme plot gojën se kur thua PDSH është njësoj si të thuash zyra e opozitës pranë kryeministrisë. Këtu kemi pushtetin përballë opozitës, ku pushteti është Rama Basha ndërsa opozita është ajo që kemi parë.

Këtu jemi në një situatë surreale, të paimagjinueshme. Basha bën atë që pritet, të prishë sa më shumë punë. Basha nuk është pengu, por një spiun i ardhur në Shqipëri me një mision që në 2005-ën. Sepse është një diversant. Ky fenomen po përhapet në botë gjithkund. Shqipëria si një laborator gjigant, ka situata ku një opozitë që kërkon të riorganizuohet dhe kemi dhe pushtetin që ka Bashën.

Pyetje: Pritet që Komisioni i Rithemelimit të PD të ketë një bashkëpunim me LSI-në në këto zgjedhje

Goxhaj: Nëse do kishim thjesht një bashkëpunim të LSI dhe grupi Rithemelues, kjo nuk do tingëllonte mirë, por nëse do kishte një bashkëpunim me të gjitha partitë e opozitës do ishte ndryshe. LSI këtë herë ka një rol shumë specifikë, ka komisionerë dhe numërues në qendrat e votimit. Kjo është më rëndësi sepse procesi është shumë delikat. Se nëse do kishim vetëm numërues dhe komisionerë të Lul Bashës dhe Ramës do shkonim në qendra votimi dhe do shihnim njerëz të cilët nuk janë as pjesë e asaj zone si votues.

Zjarr Tv Ad