Ish-anëtarja e Kryesisë Endira Bushati e ftuar në studion e Fax News foli mbi zgjedhjet e 6 marsit duke theksuar se ato do shërbejnë dhe për t’i dhënë vendit opozitën e munguar.
Sipas Bushatit, kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka mundur të gjejë as kandidatë për këto zgjedhje të pjesshme lokale pasi nuk ka pasur proces konsultiv dhe as emra.
“Vendi po përgatitet të ketë një opozitë reale dhe koalicioni Shtëpia e Lirisë do ta çojë atë drejt një fitoreje spektakolare”-u shpreh Bushati.
Bushati: Ndarja në dy kampe, Basha ka premtuar primare brenda partisë që nga viti 2015, po lexoja të gjitha fjalimet ku ai premton dhe asnjëhere nuk i realizoi.
Edhe kandidatët janë të sforcuar, Basha nuk ka mundur të gjejë, ka arritur të bindë disa njerëz por në vetvete nuk ka pasur process konsultimi për emra, sepse nuk ka emra. Kush mund të thotë se kandidatët e Komisionit të Rithemelimit nuk janë anëtarë dhe kontribues të PD?!
Ata janë të zgjedhur me votë të anëtarësisë dhe besoj që PD përfaqësuar nga grupi i Berishës do ketë një rezultat spektakolar.
Është datë zgjedhjesh historike sepse vendi po përgatitet që të ketë një opozitë reale jo atë pseudo opozitë të Bashës. “Shtëpia e lirisë” është përdorur gjerësisht për PD.
Kërkohet një opozitë e fortë kundër qeverisë Rama dhe bashkëpunimit të hapur të tij me deputetin Basha. Në këtë kuadër bashkëpunimi me cdo forcë opozitare, duhet krijojë një front sa më i gjerë. Unë I kuptoj shumë demokratë dhe jam në kategorinë e personave që do donim që PD të ishte partia e parë në vend, kushtet janë që sigla e PD po mbahet peng.
Do jetë një koalicion fitues, që nuk ka shumë rëndësi në aspektin komunitar se sa ka për vetë politikën.
Që nga Kuvendi i 11 dhjetorit pasuar me shkarkimin e Lulzim Bashës të gjithë hapat që janë hedhur janë për ti dhënë vendit opozitë, për ta shpëtuar nga përgjumja që Basha i kishte dhënë në 8 vite.