Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ajo që po ndodh në Partinë Demokratike nuk është aspak një situatë normale. Lulzim Basha tashmë i shkarkuar nga Kuvendi i ditës së sotme thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha ka nisur hakmarrjen ndaj kundërshtarëve të tij.
Mësohet se në mbledhjen e kryesisë, që ka nisur pak pasi Basha u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar dhe vijon deri më tani, Lulzim Basha ka propozuar shkarkimin e Edi Palokës nga kreu i Këshillit Kombëtar.
Përvec Edi Palokës, Lulzim Basha ka kërkuar po ashtu edhe shkarkimin e anetareve te kryesise qe nuk mbeshteten Kuvendin e 18 dhjetorit thirrur nga Basha. Ata jane Belind Këllicit, Ivi kasos, Albana Vokshit, Aldo Bumcit, Gent Strazimiri, Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi, Flamur Nokes, Ervin Minarolli dhe Ledina Mandias.