Basha nuk njeh Zgjedhjet/ Erla Mëhilli del me mesazhin e fortë…

0
511
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli, teksa ka komentuar zhvillimet e fundit politike thotë se pas procesit të 25 Prillit, Shqipëria rrezikon të kaplohet nga një “gjuhë politike konfliktuale”, për shkak të artikulimit të opozitës për mosnjohjen e Zgjedhjeve.

Mëhilli theksoi se mospranimi i rezultatit zgjedhor, nga njëra palë prodhon krizë, por kjo situatë shton ajo, jo-domosdoshmërisht çon në protesta apo revolta në rrugë.

“Edhe nga Basha por edhe funksionarë të tjerë të PD është thënë se betejën do ta vijojnë edhe brenda parlamentit. Nëse do rrimë tek mosnjohja e zgjedhjeve, këtu pastaj hyjmë në një krizë. Mund të jetë politikë konfliktuale, por jo domosdoshmërisht do ketë protesta”, u shpreh ajo për Euro News Albania.

 

Zjarr Tv Ad