“Shqipëria po zhytet në një krizë të thellë”. Është kjo deklarata e bërë ditën e sotme nga kryedemokrati Lulzim Basha, pas takimit që pati me ministrin e Jashtëm holandez, Stef Blok.
Ai tha se një grusht politikanësh, oligarkësh dhe kriminelësh kontrollojnë gjithë vendimmarrjen politike dhe gjithë tenderat.
“Rruga e vetme për tu përballur me të është rruga e angazhimit të gjithë qytetarëve për ti dhënë fund gjithë kësaj fasade, përpjekje përfundimtare nga qytetarët e bashkuar. Ditën e djeshme opozita ka vendosur të udhëheqë protestat qytetare dhe të shtunën do të vendoset një zgjedhje politike, do të ketë mobilizim të bashkuar, bashkë me qytetarët, pasi qeveria ka rënë”, u shpreh Basha.
Ai tha se sezoni i protestave që do të nisë, do të jetë një mundës për të folur hapur me njerëzit dhe për të ndarë me ta vizionin për të nesërmen.
Basha deklaroi se së pari do të jetë beteja për të rikthyer demokracinë dhe shtetin ligjor.