Basha, pas takimit me liderët shqiptarë: Pres me kënaqësi të vizitoj Luginën e Preshevës

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka pasur një takim sot me  liderë shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët i ka përgëzuar për hapin e ndërmarrë së fundmi: unifikimin e partive shqiptare atje.

“Kënaqësi te prisja në Tiranë, z. Armend Aliu, zv. Kryetar i Komunës së Preshevës njëherësh dhe i partisë Alternativa për Ndryshim si dhe z. Arbër Pajaziti, kryetar i Alternativës per Ndryshim në Bujanovc, – tregon Basha në Fb. –  U ndalëm gjerësisht në gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat dhe pritshmëritë e tyre për të nesërmen.

PD mbështet plotësisht kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, duke i konsideruar si çështje prioritare dhe angazhohet për të dhënë kontribut thelbësor në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre si dhe për zhvillimin ekonomik e social, dhe në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.Përgëzoj unifikimin e partive shqiptare si hap i domosdoshëm për fuqizimin dhe rritjen e përfaqësimit të tyre dhe që zëri i tyre të forcohet e të jehojë më fort në mbrojtje të të drejtave të bashkëkombasve tanë që jetojnë në Luginën e Preshevës. Pres me kënaqësi të vizitoj së shpejti personalisht Luginën e Preshevës,” përfundon shënimin e tij kreu i PD-së.

Zjarr Tv Ad