“Basha patjetër duhet të hapë rrugën”, Zenel Hoxha për situatën në PD: Sot Berisha nuk iu bashkua grupit, shpresoj ta ketë marrë mesazhin tim

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Dhomës Britanike të Tregëtisë, Zenel Hoxha ka qenë i ftuar në një lidhje direkte ditën e sotme për Fax News, ku ka folur në lidhje me situatën në Partinë Demokratike pas përplasjes Basha-Berisha. Kriza në Partinë Demokratike do të zgjidhet vetëm nëse dorëhiqet kreu aktual Lulzim Basha dhe i hap rrugë zgjedhjeve të lira në PD, thotë Zenel Hoxha.

Ky i fundit, ndonëse e vlerëson lëvizjen që ndërmori kundër Bashës, thotë se tashmë Sali Berisha duhet të tërhiqet nga grupi i PD-së dhe të lërë të rinjtë kundër Bashës. Ai shton se mbrëmjen e djeshme ka deklaruar se Berisha duhet të dorëhiqet dhe shpreson që ky mesazh të jetë marrë nga ish-kryeministri.

Flet Zenel Hoxha

Kemi sagën që nisi në maj dhe u finalizua në 9 shtator me vendimin unilateral të Bashës për largimin e Berishës. Pra hap pas hapi kemi nxitime të njëpasnjëshme. Vendimi i sotëm i Komisionit të Rithemelimit ishte i nxituar, sepse kanë dërguar një statut në Gjykatën e Tiranës dhe pritet një vendim dhe ajo do të hapte rrugën për ta, nëse do ishte në favor. Nga ana tjetër kemi zotin Basha me nxitim të madh pas humbjes së zgjedhjeve rimori partinë. Një fushatë e komanduar, që ai duhet të rimerrte partinë pa asnjë lloj standardi demokratik të zgjedhjeve. Dihet që PD nuk funksionon si parti demokratikë. Nuk egziston demokracia, nuk ka zgjedhje korrekte. Fenomen që është trashëguar prej 3 dekadash në partitë politike. Të gjitha këto kanë bërë të mundur të jemi në këtë situatë ku është katandisur PD, një rrezik i madh për pluralizmin politik në Shqipëri. Për këtë është sakrifikuar aq shumë prej 80 vitesh. Z.Basha duhet patjetër të hapë rrugë. Duhet të japë dorëheqjen si rruga e vetme për bashkimin e gjithë demokratëve dhe riorganizimin mbi një statut të votuar në mënyrë demokratike. Të organizohen zgjedhjet nga baza deri në krye me standarde të reja.

Ne kishim vetëm një risi të re sot. Këtë e marr si marrje mesazhi nga z.Berisha. Unë kam deklaruar që z.Berisha duhet të dorëhiqet. Dhe unë uroj që ky të jetë një mesazh i marrë prej tij, sepse ai sot nuk iu bashkua grupit. Do të dëshiroj që të mos i bashkohet grupit që inicioi përmes Foltoreve. Ka të rinj në lëvizjen kundër Bashës, që me të drejtë e kontestojnë lidershipin e Bashës.

Zjarr Tv Ad