Basha përplaset ashpër me Bylykbashin, shkak bëhet aludimi për “pazarin” mes PS dhe PD-së

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përplasje të ashpra kanë ndodhur gjatë Kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Shkak janë bërë aludimet e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi për një pazar PS-PD për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut në këmbim të shtimit të disa Bashkive në hartën Territoriale.

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve ka mohuar të jetë kontaktuar nga mazhoranca dhe se në qëndrimet e tij i është referuar deklarimeve te kryetarit te grupit socialist Taulant Balla, raporton Top Channel.

Lulzim Basha me tone të ashpra ka kritikuar qëndrimet publike te deputetit Bylykbashi me argumentin se dëmtojnë partinë në këto momente.

Gjithashtu kupola drejtuese e grupit parlamentar demokrat i ka kërkuar Oerd Bylykbashit të tregojë nëse është kontaktuar nga mazhoranca për këtë çështje.

Shkëndija e përplasjes mes Lulzim Bashës dhe Oerd Bylykbashit u bë një shkrim i deputetit demokrat ku fliste për një pazar që kryeministri Edi Rama po i ofron Partisë Demokratike për reformën në drejtësi.

Selia blu mohoi zyrtarisht ekzistencën e një diskutimi jo vetëm me Partinë Socialiste, por edhe partnerët ndërkombëtarë. Mbledhjet e kryesisë së grupit parlamentar kohët e fundit janë shoqëruar me debate te forta mes kryetarit demokrat dhe deputeteve të cilët publikisht janë rreshtuar krah Sali Berishes, që kërkon shkarkimin e Lulzim Bashës.

Zjarr Tv Ad