Basha po nis një “foltore” të dytë? Paloka: Kam bindjen se ai qëndron pas Alibeajt dhe Bardhit, kemi informacione se në takime nuk flet për bashkim

0
476
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Edi Paloka me anë të një lidhje “skype” për studion e Fax News ka folur mbi situatën ku gjendet partia Demokratike, pas dorëhqejes së Bashës dhe pas organizimit për ristrukturim.

Paloka tha se besionte se pas Alibeajt dhe Bardhit qëndronte Basha pasi, të dy ata nuk hiqnin dorë nga termi “të përjashtuarit” edhe pse flasin për bashkim.

I pyetur mbi takimet që Basha po zhvillon, Paloka tha se kishin informacione se në disktuime nuk flitej për bashkim.

Pyetje: Duket se një foltore e dytë ka lindur në PD në krye të së cilës tashmë duket se është zoti Basha…

Paloka: Nuk do e quaja foltore e dytë, sepse foltoret kanë qenë publike të hapura për këdo. Ajo që po bën Basha, do shohim se ku do dalë. Ai flet për bashkim, por me informacionet që kemi ne vetëm për bashkim nuk po flet në takime. Kam bindjen time që edhe Alibeaj edhe Bardhi nuk flasin me kokën e vetë. Kam bindje që pas tyre qëndron Basha.

Pyetje: A do jetë Berisha i pranishëm në mbledhjet e ardhshme të grupit parlamentar?

Alibeaj: Sigurisht që do të jetë. Ne jemi mbledhur si në një mbledhje të zakonshme të grupit, pasi u rikthyem në normalitet. Alibeaj përsëriste disa herë të përjashtuarit ndërkohë që fliste për bashkim.

Për të qenë i sinqertë pas gjithë asaj që ndodhi, 8 janari krijoi një lloj ekstremizimi të anëtarësisë pasi siç e keni ndjekur të gjithë, u përdor policia e Ramës me gaz kundër demokratëve. Për të qenë realist, nuk do jetë aq e lehtë kjo për t’u harruar.

Zjarr Tv Ad