“Basha po përdor të njëjtën gjuhë si Rama”, Hoxha nxjerr prapaskenat politike dhe parashikon kush do triumfojë në zgjedhjet e 6 Marsit

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokrati Lisandër Hoxha i ftuar sot në emisioni ‘Breaking’ ka deklaruar se opozita është në avantazh në disa bashki për zgjedhjet e pjesshme vendore, duke u shprehur se përballja e 6 marsit do të tregojnë se kush është opozita e vërtetë përballë qeverisjes së Edi Ramës.

Ai theksoi se “Basha është në një fushatë elektorale dhe gjuha e tij është identike me atë të Edi Ramës”

“Ai thotë votoni Sali Berishën se keni dhuratë Edi Ramën. E mbani mend se çfarë thoshte Edi Rama përpara zgjedhjeve, votoni Lulin se keni dhuratë Saliun dhe paketë Metën me Monikën. Të dyja palët kanë zgjedhur këshilltarë izraelitët e mbase kjo duket si koincidencë”, tha Hoxha.

Ndërsa i ka cilësuar si të çuditshme deklaratat e lëshuara se Berisha është zëdhënësi i LSI-së. “Si mund të thuash një gjë të tillë, është e çuditshme, është njësoj sikur të thuash që sot në PD ka gazbardhista”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad