Basha prezanton platformën zgjedhore: Ja katër pikat kryesore

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha, kreu i PD-së, ka prezantuar sot platformën zgjedhore. Synimi kryesor sipas tij është çlirimi i zgjedhjeve nga krimi, nga shitblerja e votës dhe korrupsioni si dhe nga kapja shtetërore.

Basha ka theksuar katër pikat kryesore të kësaj platforme, që nisin me dekriminalizimin e procesit zgjedhor, brenda së cilës është pjesë kryesore dhe shumë e rëndësishme është edhe Vettingu në politikë.

“Së dyti, sistemi i masave kundër shitblerjes së votës, e cila është evidentuar si problemi kryesor në raportin e OSBE-ODIHR. Blerja e votës, jo vetëm do të konsiderohet korrupsion zgjedhor, por kërkon një sërë masash që duhet të nisin që në gjenezën e procesit të blerjes së votës, jo pak javë para, por deri në 12 muaj para zgjedhjeve.

Së treti, financimi i partive, financim shtetëror 100% i fushatës, ndërkohë që kompanitë që financojnë partitë e kandidatët të përjashtohen nga tenderat e koncesionet. Dhe së katërti, përdorimi i teknologjisë në votim, numërim dhe votim elektronik. Duhet reformë zgjedhore, jo fasadë”, – u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad