Këtë të mërkurë, kreu demokrat Lulzim Basha, ka vizituar qytetin e serenatave, Korcën. Në takimin me të rinjtë, Basha është pritur me këngën “Dua më shumë Shqipërinë” si dhe me poezi nga të rinjtë.
Ndërkohë, një surprizë të vecantë që mori nga studentët, ishte kitara ku në të binin në sy detajet, ngjyra blu dhe shkrimi “Tingujt e ndryshimit”, Shqipëria fiton”.
Basha tregoi se përse zgjodhi të ndizte një qiri në vendin e quajtur “lëndina e lotëve”, i cili për shekuj ka shërbyer si vendi ku nënat shqiptare ndaheshin me djemtë e tyre dhe bashkëshortët, të cilët shkonin në luftë. Basha tha se zgjodhi të ndez një qiri për të gjithë të rinjtë që largohen nga Shqipëria.
“Pak ditë na ndajnë, por tashmë jua them me gojën plotë se ndryshimi ka ardhur, është në mendjet tuaja e zemrën tuaj. Para se të vija këtu u ndala këtu, te ajo që korçarët e njohin si “lëndina e lotëve” që dikur njihej si vendi ku nënat e bashkëshortet ndaheshin me të dashurit e tyre para se të iknin. Po të kishin gojë ata gurë do të tregonin vuajtjet e korçareve që braktisnin bukuritë dhe familjet e tyre.
Edhe unë e ndeza një qiri ashtu si është traditë, jo vetëm për të kujtuar brezat e korçarëve që u larguan. Vetëm për ta dhe për të nderuar
Për fat të keq e ndeza sepse lëndina e lotëve vazhdon për të gjithë të rinjtë që largohen nga vend i tyre, në çdo qytet të Shqipërisë ka lëndina lotësh. Ndryshe nga 200 vjet më parë kjo nuk ndodh nga pamundësitë e vendit, siç e shohim Korça i ka të gjitha mundësitë. Nuk është hera e parë që jam mes jush, ju jeni avangardë, e ardhmja që fillon sot. Ajo që Korça nuk ka pasur për 8 vite të ishte një qeverisje që t’iu shihte në sytë dhe t’iu zgjidhte problemet. Korça nuk është dhe nuk do të jetë kurrë parku kombëtar i ëeekendeve.
Do ta fillojë në atë fushë, në fushën e dijes, arsimit. Padyshim ekonomia është problem kryesor në Korçë.”, kështu shprehet Lulzim Basha.