Basha propozoi djegien e mandateve, porosia e Ramës për deputetët socialistë

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa kryedemokrati Lulzim Basha propozoi djegien e mandateve të deputetëve pas protestës së të shtunës, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Mësohet se gjatë mbledhjes së paradites së sotme ai iu ka dhënë porosi të vetëve që të nisin organizimin për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ai ka kërkuar që të nisin nga puna, pavarësisht nga vendimet apo veprimet e opozitës.

“Nuk besoj se do gjejnë dakordësi për djegien e mandateve”, ka thënë Kryeministri.

Para mbledhjes së grupit, Rama pati edhe një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Ndërkohë ditën e djeshme, kryedemokrati Lulzim Basha tha se, “Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta vendimmarrëse të Partisë Demokratike të Shqipërisë djegien e mandatave parlamentare në mbështetje të qëllimit dhe aspiratës që ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare, europiane dhe e pandalshme, mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, Shqipërinë si gjithë Europa, qeverinë tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlament të popullit dhe jo të krimit”, deklaroi Basha të dielën.

Zjarr Tv Ad