Basha publikon Dokumentin e Lirisë nga Parlamenti Britanik ‘Nuk ka pushtet më të madh përveç pushtetit të njerëzve….’

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Parlamentin Britanik, është ndaluar edhe te Magna Karta, dokumenti 800 vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë.

Në një status në profilin e tij në facebook, Basha shkruan

‘Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë përvec pushtetit të njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit!”, duke iu referuar edhe situatës politike në Shqipëri, e cila kërkon ndryshim të menjëhershëm.

‘Të dashur miq, këtë foto e mora, nga panelet e Ëestminster, ndërtesës historike të Parlamentit Britanik, nënës së gjithë parlamenteve.

Është Magna Carta, dokumenti 800 vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë këto 8 shekuj, nga Reforma e Monarkisë Britanike tek Revolucioni Amerikan dhe ai Francez. Madhështia e saj qëndron te ideali i shenjtë dhe parimi bazë i demokracisë perëndimore se liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe se dhunimi i tyre është shkak për përmbysjen e çdo pushteti.

Magna Carta është mantra e kufizimit të pushtetit me ligj dhe ndërtimit të shoqërisë mbi barazinë para ligjit dhe respektin për të drejtat dhe liritë e çdo njeriu. Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë përvec pushtetit të njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit!’, shkruan Basha.

 

 

Zjarr Tv Ad