Basha publikon pamje nga Ishmi: Duhen urgjentisht fonde

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin e madhe për gjendjen e banorëve në fshatra të Ishmit dhe ka këmbëngulur, për alokimin e fondeve të Buxhetit nga ana e qeverisë për t’i përdorur për qytetarët, duke nisur nga 150 milionë dollarët e destinuar për koncensionet. Në një mesazh në Fb, krahas fotove, Basha shkruan: “Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dhe në Armath.

Situata është emergjente, 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit. Banorët thonë se me gjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnje masë.

E njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath. Njerëzit ankohen gjithashtu për mungesë ndihmash dhe shpërndarje selektive.

Është emergjente, rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vlerësimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt. Kjo do të mundësonte vlerësimin e dëmit dhe nisjen e rikonstruksionit të objekteve të riparueshme dhe do t’u jepte mundësi qytetareve, banesat e të cilëve janë të pabanueshme të organizonin jetën e tyre deri në rindërtimin e shtëpive.

Për këtë arsye duhet urgjentisht;

1. Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë vullnetarisht. Është detyrë e shtetit t’i organizojë dhe t’i vërë në punë për vlerësimin e dëmeve!

2. Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëhershme dhe afatgjata.

3. Alokimi i fondeve të buxhetit për t’i përdorur në funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anulimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë. Gjithçka duhet të jetë në funksion të tejkalimit të emergjencës dhe kthimit të në normalitet.”

Zjarr Tv Ad