Basha: Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën” kështu shkruan kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një postim në facebook.

Basha thotë se Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë krahasuar me kryeministrin aktual  të cilin e quan ” kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare”

Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.” 

Zjarr Tv Ad