Pak orë pasi mbyll protestën e nisur tek Kryeministria dhe zhvendosur më pas tek Parlamenti, kryedemokrati Basha ka reaguar sërish përmes profilit të tij në Facebook. Ai thotë se gjithë bota e pa sot vendosmërinë e një populli që kërkon liri dhe demokraci, ndërsa shton se dita kur qeveria e hajdutëve, siç e etiketon qeverinë Rama, do të përballet me drejtësinë. Krahas statusit, kryedemokrati poston edhe një kolazh me foto nga protesta, të cilat tregojnë se pjesëmarrja ishte masive. Po ashtu Basha ka treguar përmes fotove edhe momente dramatike kur protestuesit gati sa nuk mbyteshin nga gazi lotsjellës që hodhi policia.
STATUSI I BASHËS
Nuk ka stabilitet pa demokraci! E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar! Fund qeverisë së hajdutëve, fund qeverisë së kriminelëve!
Rroftë Shqipëria!