Basha: Rama s’dha asnjë cent për 700 familje të përmbytura

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në vijim të turit të takimeve të tij me qytetarët ka shkuar në Kamëz, ku ka trajtuar problematikën e përmbytjeve në vend dhe neglizhencën e qeverisë për mos-dëmshpërblim të familjeve.

“E mbaj mend shumë mirë atë ditë kur reshjet arritën kulmin dhe kjo zonë u përmbyt e gjitha. Kam qenë tek shumë prej jush dhe kam parë me sytë e mi se si banesat kishin dalë tërësisht jashtë funksionit. Në krye të detyrës ishin vetëm punonjësit e bashkisë dhe kryetari i bashkisë. Asnjë zyrtar i shtetit, i qeverisjes qendrore nuk shihej. Edhe kur i kërkonin në telefon në raste emergjence nuk dukeshin”, – tha Basha.

Gjatë fjalës së tij, Basha, theksoi se Rama ka vizuar këtë zonë vetëm pasi gjendja u qetësuar dhe mashtroi duke premtuar 700 mijë euro për të përballuar emergjencën.

“Vetëm pas tre apo katër ditësh kur situata u qetësua, por gjendja vazhdonte të mbetej e mjerë, erdhi fantazma. Erdhi dhe lëshoi dy apo tre batuta e barcaleta, u rrahu krahun dy tre punëtorëve të bashkisë që po punonin, dhe i tha kryetarit, do të kesh fondin 700 mijë Euro që të përballosh emergjencën. Natyrisht ishte një tjetër mashtrim. Asnjë kokërr leku nuk iu dha Bashkisë së Kamzës. Asnjë cent dëmshpërblim 700 familjeve të cilët u përmbytën për shkak jo vetëm të motit, por pakujdesisë dhe neglizhencës së Edi Ramës”.

Zjarr Tv Ad