Basha: Rama të ndërpresë grevën në Rinas, është i vetmi përgjegjës

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe Lulzim Basha ka reaguar për grevën e punonjësve të Albcontrol në Rinas, kompanisë që menaxhon kontrollin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke ia vënë fajin kryeministrit Edi Rama, nga i cili kërkon edhe zgjidhje.

“I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.

Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë”, shkruan Basha në Twitter.

 

Zjarr Tv Ad