Kryedemokrati Lulzim Basha foli nga çadra e opozitës në lidhje me negociatat e zhvilluara me kryeministrin Rama në Presidencë.
Në fjalën e tij Basha tha se u ul në tryezën me Ramën me zotimin e PPE-së dhe të ndërkombëtarëve, po ashtu dhe me vullnet të pa lëkundur në lidhje me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Më tej, Basha shtoi se zgjedhjet e ardhshme janë nën kërcënimin e drogës dhe krimit.
Sot përfaqësuesit e republikës së vjetër u ulën në tavolinën e presidentit për të gjetur një dialog për krizën që është produkt i 4 viteve të qeverisjes së Ramës. Unë shkova në tryezë me vullnetin për të mos përfituar nga qëllimet e mija personale, por për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por për votën e lirë. Shkova me zotimin e ndërkombëtarëve dhe të PPE se nuk lëmë asnjë kompromis që garanton zgjidhje të lira dhe të ndershme. Dy janë kollanët e vullnetit politik pa të cilat politika nuk funksionon. As ndryshimet në kodin zgjedhor apo ndryshime të tjera. Dje kambanat e Evropës kanë rënë edhe për Edi Ramën . Shqipëria është në krizë politike. Droga dhe krimi janë kërcënimet kryesore për zgjedhjet e ardhshme. Pa zgjidhje të vërtetë nuk do ketë zgjedhje në Shqipëri. Nuk do ketë as bojkot.
Kemi ofruar sot në tavolinë gjithçka që PD mund të ofrojmë. Pala tjetër është tërhequr edhe nga propozimet e javës së kaluar që vet i loboi. Sot Edi Rama vuloi faktin të njohur se ai jo vetëm është pengesa e vetme, por se nuk ka asnjë argument për t’i hapur rrugën zgjidhjes. Tani që ballafaqimi i argumenteve tregoi se kush do zgjidhje për shqiptarët, Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër vecse argumenti i forcës”, tha Basha.