Basha Ramës: Ti e Xhafaj duhet të ishit nën hetim, Veliu në arrest

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndryshimet që ka pësuar Policia e Shtetit në këto 5 vite qeverisje, vjen reagimi nga demokrati Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Basha tha se Rama dje mbronte Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës, ndërsa sot Xhafën dhe Veliun. Sipas kryetarit të PD-së sot drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duhet të ishte arrestuar, pasi ‘fabrikoi prova për të penguar hetimet për Agron Xhafajn’.

“Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad