Basha-Ramës: Ti ke humbur kontaktet me popullin

0
258
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në përgjigje të fjalës së kryeministrit Rama për skemën e ndihmës ekonomike, Basha tha se kreu i qeverisë refuzon të takojë njerëzit, ata që i ka hequr nga ndihma ekonomike, duke u shprehur se ka humbur kontaktet me popullin. “Nuk mund të zgjidhet si kacafytje me opozitën, si sundim antiopozitar, që në fakt është e vetmja gjë që Edi Rama mund të bëjë, jo të qeverisë, të reformojë, të zhvillojë ekonominë po ta zhysë në krizë e kolaps. Preokupimi i tij është që si gjithmonë ta hedhë fajin diku tjetër. Tani fajin për dhjetra mijëra familje pa ndihmë ekonomike, pa bukën e gojës dhe asnjë shpjegim pse janë hequr nga ndihma ekonomike e ka përsëri opozita. Fajin nuk e ka ky që i hoqi nga ndihma ekonomike, po e ka opozita. Vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, sociale dhe psikologjike. Vendi ndodhet në krizë të thellë morale. Është e vërtetë që reforma nisi nga qeverisja jonë, po një nga kriteret kryesore të kësaj reforme ishte transparenca e sistemit të pikëzimit, që do i tregonte qartësisht shqiptarëve se cilat janë kriteret, mbi bazën që vendosen nëse një familje e përfiton apo jo. Është pikërisht mbajtja sekret e Edi Ramës që e ka çuar në një masakër sociale. Kam parë nga afër çfarë ti rrefuzon ta bësh, refuzon të përballesh me krimin tënd, të shkosh e të shohësh se si ushqehen që në mëngjes me qepë e lakra turshi, se kjo të nxjerr bllof, të prish atë pak stabilitet të ka mbetur dhe që ke humbur çdo kontakt me popullin tënd. Reforma e nisur në 2012 tani është marrë peng nga synimi yt për të përdorur të varfërit si mish për top, me qëllim t’i blesh në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kjo është skema politike që t’i po përdor sot”, tha Basha. Ai foli dhe për raportin e Bankës Botërore, bashkëautore dhe mbështetëse e kësaj reforme. “Vetëm një javë më parë deklaroi se 70% e familjeve më të varfra në Shqipëri janë përjashtuar nga ndihma ekonomike. Të ra ndonjë zile? Ndjeve ndonjë përgjegjësi? Apo ishe i zënë duke urdhëruar sejmenët e tu dhe të shkonin te familjet që isha unë, për ti nxjerrë para kamerave për t’i gjetur një vend pune”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad