Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas mbledhjes së Kryesisë në selinë e PArtisë Demokratike, kryedemokrati Basha doli në një deklaratë për mediat, ku njoftoi mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar, që pritet të zhvillohet nesër në orën 15:00.
Teksa mbante fjalën e tij, pas Bashës ishin të rreshtuar anëtarët e Kryesisë, të cilët janë në krahun e Bashës, ndërsa dëgjonin kryetarin që jepte deklaratën.
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka publikuar foton e Bashës me anëtarët e Kryesisë, duke ironizuar qëndrimin e tyre. “Mos ju ardhshim për të keq”, shkruan Topalli, e cila ishte e pranishme në Kuvendin e mbajtur sot në “Air Albania”.