Nga Dibra ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e 6 marsit, kreu i PD Lulzim Basha foli edhe për aferën e inceneratorëve, për të cilën tha se komisioni hetimor po vërteton se ajo është një nga aferat më korruptive në vend.
Sipas Bashës, e vërteta vonon, por nuk harron ndërsa theksoi se së shpejti drejtësia do të fillojë të veprojë, sepse shqiptarët, tha ai, nuk e kanë hak këtë keqqeverisje.
E vërteta vonon por nuk harron, njësoj si drejtësia. Ndaj jam i bindur se në këtë dritë të së vërtetës që po djeg gënjeshtrat dhe mashtrimet nuk do ta ketë të lehtë shkaktari i varfërisë i atij që para 8 vitesh erdhi në pushtet me premtime të jashtëzakonshme, por sot është një histori, kryeministri i një qeverie më hajdute.
Basha ftoi të gjithë dibranët që të votojnë kandidatin e Partisë Demokratike, Luan Haka.
Çdo dibran që ja do të mirën Dibrës, që nuk mund të pranojë skllavërinë ka të gjitha arsyet të votojë numrin 2 Luan Hakën dhe PD. Edhe për një arsye tjetër, sepse kudo ku po zhvillohen këto zgjedhje askush nuk po bie pre e marifeteve të vjetra apo të reja. Dibranët me mençurinë e tyre nuk janë në shitje dhe as nuk gënjehen dhe mashtrohen. Ka vetëm një PD dhe Luan Gaka do të jetë kryetari i bashkisë Dibër.
Ka vetëm një rrugë për dibranët që mos të kenë për kryebashkiak modelin e Edi Ramës, të inceneratorëve, modelin e korrupsionit të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë: Vota për Luan Hakën” u shpreh kreu i PD.