Basha: Shqipëria e fundit në Rajon për përfitimin e granteve nga BE, qeveria ia ka besuar infrastrukturën PPP-ve me kosto të larta…

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa na ndajnë edhe 32 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, lideri demokrat Lulzim Basha, ka renditur atë që ai e quan një nga 100 dështimet e Kryeministrit Edi Rama, në këto 8 vite qeverisje.

Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, kreu demokrat thotë se; Shqipëria është e fundit në Rajon, sa i përket përfitimit të fondeve komunitare të ofruara nga BE, e sipas tij, qeveria ia ka besuar infrastrukturën e zhvillimit PPP-ve, e cila sipas Bashës, ka kosto më të lartë.

Postimi i plotë i Bashës:

32 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Cili është vendi i rajonit që ka përfituar nga grantet e konektivitetit të BE? Përgjigja Shqipëria, e cila në vend që të konkurrojë për fondet komunitare, ia ka besuar zhvillimin e infrastrukturës PPP-ve, të cilat kanë një koso më të lartë”.

 

Zjarr Tv Ad