Analisti Andi Bushati ka ironizuar me situatën e Lulzim Bashës brenda PD pas foltoreve të ish-kryeministrit Sali Berisha.
I ftuar në ‘Të paekspozuarit’, analisti ka theksuar se Sali Berisha ka shumicën brenda Partisë Demokratike dhe se po të vendosesh këtë në dyshim, njerëzit do të qeshin.
Bushati: Propozoj që mos të diskutohet më në studio se kush e ka shumicën brenda Partisë Demokratike. Por që Sali Berisha e ka hedhur matanë Lulzim Bashën kjo skam më asnjë lloj dyshimi. Të marin për budallenj po të mbrosh Lulzim Bashën sot njerëzit nga shtëpia.
Sali Berisha ka fituar PD. Por nëse doni të qeshni dakort. PD me Bashën njësoj sikur fillon Portokallia. Po këmbngul po na qeshin njerëzit po vazhduam që Basha është shumicë. Sali Berisha ka fituar në mënyrë dërrmuese PD.
Ska ngel njeri, ajo është partia e Saliut. Unë nuk do e besoja por ja që kushtu është.