Basha: S’ka përçarje mes opozitës, pushteti vendor u grabit me dhunë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se nuk ka përçarje mes opozitës.

“Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës. 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese për zgjedhjet, KQZ duhet të zbatojë dekretin, mos zbatimi i ngarkon me përgjegjësi ligjore dhe penale të githë do të vihen para përgjegjësisë ligjore dhe penale. Por duhet të dallojmë vendimet partiake, për të hyrë ose jo në zgjedhje dhe shtetin e së drejtës.

Vendimi i opozitës për të mos hyrë në votimet e 30 qershorit ishte unanim e pa asnjë kundërshtim. Disa kanë bërë kërkesë për të hyrë në zgjedhje me qëllim që të detyrojnë KQZ të zbatojë dekretin dhe të mos çojnë deri në fund grushtin institucional të 30 qershorit.”

Basha i kërkon prokurorisë të hetojë për të gjitha veprimet pas 30 qershorit

“Ajo që keni parë është grabitja me dhunë e pushtetit vendor. Çdo hap pas 30 qershorit është bërë në shpërdorim të detyrës dhe prokuroria duhej të kishte nisur hetimet. Zgjidhja e krizes ose do vijë përmes normave ose do të futet në një precendent të rrezikshëm. Kush do ta pengojë popullin të futet në kryeministri? Kapja me dhunë e pushtetit vendor është precendet i rrezikshëm.”  

Zjarr Tv Ad