Basha: S’ka zgjedhje më 18 qershor, mediat merren me tallavatë e Ramës

0
715
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Basha, ka folur ditën e sotme nga çadra para kryeministrisë ku ka sulmuar ashpër mediat që nuk transmetojnë zërin e qytetarëve ndërsa ka bërë thirrje që qytetarët t’i bojkotojnë mediat e blera nga Rama.

‘Ndiqni zërin e lirë në Facebook sepse aty nuk ka censurë, bojkotoni median e kontrolluar nga republika e vjetër. Ato mediat merren me tallavatë e Edi Ramës. Mediat janë arma më e fortë e pushtetit të republikës së vjetra. Braktisni ekranet e turpit dhe gazetat e turpit. Janë pjesë e komplotit ekonomik. Marrin kockat që ju hedhin Edi Rama dhe të tjerët që janë ulur në sofër. Populli më i varfër në Europë grabitet ditë për ditë nga komploti ekonomik.’

Basha ka deklaruar se zgjedhje në datën 18 qershor nuk do ketë ndërsa ka folur edhe për KQZ-në të cilën e konsideron si mbrojtëse të paligjshmërisë.

‘Zgjedhje nuk do ketë, Rama e Meta lodhen kot. KQZ është bërë mburojë e paligjshmërisë pasi nuk jep listat e kandidatëve për deputet. KQZ është kapur në krim dhe për ne nuk ekziston më.’

Zjarr Tv Ad