Basha: Sot digjen mandatet! Protesta do t’ia arrijë qëllimit

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në nisje të protestës e cila është paralajmëruar të jetë pa fjalime, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi për mediat se protesta duket qartë se do t’ia arrijë qëllimit.

“Mandatet do të digjen sot. Parlamenti në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore ka mbyllur dyert sepse nuk është më parlament dhe qeveria për sot është larguar”, deklaroi Basha.

Ai shtoi se nëpërmjet bashkimit me qytetarët do të bëhet e mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme sot, mbyllja e parlamentit dhe rrethimi me tela me gjemba ushtarakë dhe largimi i Edi Ramës të mos jenë ngjarje e një dite por të kthehen shumë shpejt në zgjidhjen politike dhe ti hapin rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme “dhe një parlamenti nga populli, për popullin dhe të popullit”.

Sipas tij, sot është një ditë historike, ku mandatet i kthehen popullit dhe se janë të vetmet mandate të panjollosura nga bashkëpunimi o hapur me krimin e organizuar.

“Sot ne do bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare dhe po sot efekti i parë është rrethimi i parlamentit me tela me gjemba, pra një regjim ushtarak, pra parlamenti sot ka rënë, ka mbaruar dhe  arratia e Edi Ramës nga Tirana”, deklaroi Lulzim Basha.

Protesta e sotme vjen vetëm pak orë pasi deputetët demokratë dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, hoqën dorë nga mandatet parlamentare.

Ndërkohë seanca parlamentare e ditës së sotme u shty nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, me synim shmangien e çdo incidenti të mundshëm.

Sakaq Policia e Shtetit deklaroi se nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale.

Po ashtu deklarohet se synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë.

Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit, u bën apel në radhë në radhë të parë organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues. Po ashtu Policia e Shtetit u bën apel të gjithë atyre që duan të ushtrojnë lirinë e tubimit dhe të drejtën e protestës, që të mos përfshihen në asnjë rast e për asnjë arsye në veprime të dënueshme ligjërisht.

Policia e Shtetit e siguron opinionin publik, se forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t’i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet të plotë, çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune. Po ashtu, janë marrë të gjitha masat për identifikimin dhe skedimin e çdo individi që do të evidentohet si shkelës i ligjit, si edhe për ndalimin e për nxjerrjen e çdo shkelësi përpara drejtësisë.

Zjarr Tv Ad