Basha sulmon ashpër Ramën: O plehër! Tërhiqu nga afera korruptivë e Unazës

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Edi Rama se do të mbrojë me çdo kusht sipas tij aferën megakorruptive të projektit të Unazës së madhe.

Basha në një dalje publike, shprehet se për këtë është gati të bëjë dëshmore efektiven e policisë apo të flakë sipas tij,jashtë shtëpisë fëmijë të pafajshëm.

“Është i obsesuar të mbrojë kokë më kokë me këtë kompani dhe një pronar mediash në një vjedhje më të madhe të historisë ndaj po burgos qytetarë të pafajshëm dhe po sulmon ata që i rrezikojnë tepsinë dhe karrigen”, shprehet Basha.

Basha ka shpërthyer duke e quajtur kryeministrin, Plehër dhe i sëmurë.

“Nga mëngjesi deri në darkë flet vetë për karrigen. Për 40 milionë euro është gati të flakë në rrugë dhe po përdor policinë si burracakë, duke vendosur vajza të pambrojtura në linjën e parë të protestuesve të mllefosur dhe donte ti bënte dhe dëshmore me zor. Do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër, mesiguri që mezi po pret o i sëmurë. Por ajo nuk duhej të vihej në radhë të parë”, tha Basha.

Ai e akuzoi kryeministrin se po shet Shqipërinë duke i bërë thirrje të tërhiqet nga afera korruptive e Unazës.

“ Tërhiqu nga afera korruptivë e Unazës. Asnjë centimetër nuk do përparosh. Do jemi aty për të penguar ty dhe së shpejti do marrësh atë që meriton. Ndal dhunimit të nënave, ndal dhunimit barbar. I bëj thirrje autoriteteve të verifikojnë torturat njerëzore. Nuk ka për të përfunduar me kaq Edi Rama. Nuk ke për t’i marrë ato 40 mln euro. Kjo është vija e kuqe për ty dhe çdo shqiptar. Zmbrapsu dhe mendohu i mirë. I bëj thirrje çdo polici dhe policeje të mos përballet me motrat e vëllezërit e tyre por të bëhen pjesë e qëndresës”, deklaroi kreu i PD-së.

Zjarr Tv Ad