Basha takim me bizneset: Edi Rama sillet si një prind pijanec

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashën ka vizituar biznesin fason në qytetin e Korçës. Ai shprehet se biznesi ndihet i kërcënuar për shkak të rritjes së naftës dhe të çmimit të energjisë elektrike.

Kreu i selisë blu hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa e krahasoi atë me një prind pijanec, i cili nuk mendon për familjen por vetëm për alkoolin dhe veten e tij.

“ Gjërat si në familje si në shtet lidhen. Po të jenë prindërit mirë, do të jenë mirë edhe fëmijët. Sa më mirë të jenë qytetarët aq më mirë është shteti. Për këtë duhet një shtet që e sheh Shqipërinë  me të njëjtin sy si prindërit familjen. Sot nuk e kemi këtë shtet. Sot kemi shtetin dhe qeverinë që sillem  me shoqërinë njësoj siç sillet një prind i keq, një prind pijanec që e bën të gjithë rrogën  alkool dhe nuk iu çon bukë fëmijëve”, tha Basha.

“Takim me biznesin fason në Korçë. Biznesi në vështirësi ekonomike nga çmimi i lartë i naftës, çmimi i lartë i energjisë dhe taksat e larta. Partia Demokratike ka plan të qartë për biznesin dhe çlirimin e ekonomisë”, shkruan Basha në Facebook në videon e takimeve me biznesin fason.

Zjarr Tv Ad