Basha, takim me fermerët në Lushnjë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka theksuar sërish sot, se Partia Demokratike, që ditën e parë në qeverisje, do të anulojë “të ashtuquajturat koncensione dhe PPP që nuk janë tjetër përveçse kontrata korruptive dhe hajdutërie”.

Në një takim me fermerët e Lushnjës dhe të Divjakës, Basha tha: “Themeli i politikës sonë për të mbështetur fermerët, për të çliruar fermerët nga ajo zgjedhë, është kjo: paratë që sot shkojnë tek ata, tek ai grusht njerëzish për të cilët punon e gjithë Shqipëria, që ditën e parë të gjitha këto kontrata hajdutëria –se s’dua t’u them koncensione e PPP, se s’janë koncensione, as PPP  – ato që ditën e parë do të anulohen”.

“Përgjegjësit do të çohen para ligjit. Ne do të ngremë një mekanizëm që do të gjurmojë ku i kanë çuar ato para, në çfarëdo forme, edhe po t’i kenë ngurtësuar, dhe një gjë ju siguroj: ato qindra milionë euro që sot gllabërohen në forma të ndryshme, do të kthehen të gjitha në shërbim të njerëzve.

Konkretisht, për fermerin do të kthehen në një buxhet minimalisht me buxhetin që ka Kosova, Maqedonia e Veriut.”

“Ju do pyesni mos është më mirë që kryetari i opozitës të rrijë në Tiranë e të merret me krizën politike! Unë kam zgjedhur ta shoh këtë krizë me sytë tuaj. Kam ardhur të ju dëgjoj e të shtrojmë së bashku zgjidhjet për hallet që i kanë vënë përfund familjet shqiptare, veçanërisht në zonat rurale. Blegtoria është totalisht e braktisur duke nxitur më shumë braktisjen e zonave rurale. Fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i produkteve nga jashtë sepse kontrollohet nga 4-5 oligarkë të kalçetos dhe kjo bie në kurrizin tuaj. Dixhitalizimi i bujqësisë është jetësor. Me një çip shmang burokratët dhe hajdutët, duke ofruar subvencionet direkte. Është fare e thjeshtë, sepse çipi nuk kërkon kafe. Mendja e këtij shteti është të nxjerrë edhe kacidhet nga xhepi juaj. Ka nxjerrë lloj-lloj mënyrash për ta bërë këtë. Ne ofrojmë liri për të punuar dhe për të fituar. Liria dhe çlirimi nga frika e shtetit është gjëja e parë që do të bëjmë. Nuk do të shikoni më inspektorë si grerëza pas mjaltit që vijnë t’ju marrin ju gjithçka. Zgjidhja e duhur për fermerët që të punojë rehat është zerimi i kostos së prodhimit dhe kjo bëhet vetëm me skemën e subvencioneve direkte. Sot shtetin e keni kundër dhe ju shikon nga xhepi se si t’ju marrë edhe kacidhen e fundit. Shteti nuk është për t’ju ndihmuar. Ky shtet është një kalçeto hajdutërie e korrupsioni. Ky shtet ju sheh vetëm si lopë për t’ju mjelë. Që nga 1912, Edi Rama është i vetmi që ka arritur rekordin që Shqipëria të jetë e treta në botë më e korruptuar. Zgjidhja është që paratë që shkojnë tek ata oligarkë të kalçetos të shkojnë tek fermeri”.

“Koncensionet dhe PPP-të do të anulohen dhe paratë do të kthehen në shërbim të njerëzve. Për fermerët do të kthehen në një buxhet 100 milion euro për mbështetje direkte për fermerin”.

Zjarr Tv Ad